Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë zhdukur dy persona në Prishtinë.
Bëhet fjalë për një vajzë dhe një djalë të moshës së mitur.
Zhdukjen e vajzës e ka raportuar në Polici nëna e saj e cila ka thënë se vajza është larguar nga shtëpia në orët e paradites dhe nuk kanë njohur për vendndodhjen e saj.
Ndërsa, rastin në Polici për zhdukjen e djalit e ka raportuar babai i tij, i cili ka deklaruar se i biri është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Ndërsa, për të dy rastet është bërë e ditur që Njësia policore është duke hetuar rastin.