Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një qytetar, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.
Sipas policisë, deri tek sulmi ka ardhur pasi zyrtari policor po i shqiptonte një gjobë trafiku qytetarit.
Pas këtij sulmi, polici ka pranuar trajtim mjekësor.
“Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 02.10.2021-00:05. Është arrestuar i dyshuari mashkulli kosovar pasi që i njëjti gjatë shqiptimit të një tikete e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit”, thuhet në njoftimin e policisë.