Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën Podujevë-Prishtinë.
Sipas pamjeve, një veturë është rrokullisur me ç’rast ka dalë nga rruga kryesore.
Po ashtu, në fotografi shihet se disa persona janë afruar tek automjeti për të ofruar ndihmën e tyre.
S’raportohet për të lënduar.