Pamje/ Aksident me vdekje në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre të lënduar

Kronikë e zezë

Pamje/ Aksident me vdekje në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre të lënduar

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 22:31
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 23:26) - Media ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Në aksidentin e ndodhur ka vdekur një person dhe janë lënduar tre të tjerë.

Image
Image

***

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 21:32 në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në daljen e Suharekës.

Në këtë aksident ka humbur jetën një person si dhe janë lënduar tre të tjerë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 21:32, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë, konkretisht në daljen e Suharekës. Njësitet policore kanë dalë në vend-ngjarje, bëhet fjalë për një aksident ku janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore të trafikut kanë bërë shikimin dhe matjet në vendin ku ka ndodhur aksidenti”, tha Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat