Sot në Malishevë është gjetur pa shenja jete një 10-vjeçar në kabinën e një kamioni.
Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Mirëpo, siç mëson sinjali nga burimet, në vendngjarje përpos armës, është gjetur edhe një gëzhojë. Arma dyshohet të ketë qenë e babait të viktimës.
Ky burim ka thënë që pasi i ndjeri është vonuar, axha i tij ka dalë që ta kërkojë dhe pastaj e ka gjetur në kamion pa shenja jete. Kur viktima është dërguar në spital, ka pasur lëndime në anën e majtë të nofullës.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryeprokurori.