Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren janë shoqëruar në polici tetë të dyshuar meshkuj.
Pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor janë rrahur mes veti.
Si pasojë, katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.