Bëri tejkalim në vijë të plotë – dënohet me 150 euro dhe i konfiskohet patentë shoferi drejtuesit të një autobusit

Kronikë e zezë

Bëri tejkalim në vijë të plotë – dënohet me 150 euro dhe i konfiskohet patentë shoferi drejtuesit të një autobusit

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 15:31
Foto

Policia e Kosovës ka dënuar shoferin e një autobusi, pasi që ka bërë tejkalim në vijë të plotë.

Siç njofton Policia, shoferi është dënuar me 150 euro, dy pikë negative dhe konfiskim të patentë shoferit për tre muaj.

“Pas pranimit të informatës (video e publikuar në media), policia (Njësia e Trafikut Rajonal-Gjilan) ka shqiptuar gjobë (150 euro, dy pikë negative dhe konfiskim të patentë shoferit për tre muaj) drejtuesit të autobusit për tejkalim në vijë të plotë”, thuhet në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat