Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se në Fushë Kosovë, njësitet policore kanë hasur në një person të dyshuar, i cili duke mos zbatuar urdhërat e policisë i ka kanosur ata.
Gjatë arrestimi thuhet se është lënduar një zyrtar policor, i cili ka pranuar edhe trajtimin mjekësor.
Raporti i policisë:
KANOSJE
Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 05.10.2021 - 01:06. Njësiti policor ka hasur të dyshuarin mashkull kosovar, ulur në rrugë në shirin qarkullues të rrugës, i cili duke mos i zbatuar urdhëratë e zyrtarëve policorë i ka kanosur ata, ndërsa gjatë arrestimit lëndime trupore ka pësuar njëri nga zyrtarët, i cili ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Bota sot