Një femër nën moshën 16 vjeҫare, nga Fushë Kosova, është drejtuar në QKUK për të kryer lindjen.
Lidhur me këtë është lajmëruar Policia e Kosovës, pasi bëhej fjalë për një vajzë të mitur. Policia ka intervistuar dy meshkuj, personin me të cilin ka bashkëjetuar e mitura dhe babain e saj.
Më pas ata janë liruar me procedurë të rregullt.
Raporti i policisë:
BASHKËSIA JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN MOSHËN 16 VJET
Fushë Kosovë 12.2020 – NN. Nga reparti i gjinekologjisë është raportuar se një vajzë e mitur kosovare, shtatzënë është pranuar në maternitet për të kryer lindjen. Janë intervistuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (personi me të cilin ka bashkëjetuar dhe babai i viktimës) dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./Bota sot