Një burrë në Dragash ka rënë aksidentalisht nga pema e arrës.
Raportohet se ai ka pësuar lëndime trupore.
Disa banorë të fshatit Pllavë të Dragashit, ku edhe ndodhi ngjarja, thanë se për shkak të lëndimeve bashkëfshatari i tyre u dërgua në spital për trajtim mjekësor.
55-vjeçari, sipas tyre është jashtë rrezikut për jetë.