Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Prishtinë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Prishtinë

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

(E plotësuar 23:35) - Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen e dy personave në Prishtinë, si pasojë e të shtënave më armë zjarri.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se tashmë është identifikuar një person i dyshuar dhe hetuesit janë në kërkim të tij.

“Rreth orës  22:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë  në rrugën “Ahmet Krasniqi “në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, raportohet për dy persona të plagosur, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar një person të dyshuar. Aktualisht hetuesit  policor, janë në kërkim të tij dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë ajo.

***

Para pak minutash janë dëgjuar disa të shtëna armësh në lagjen “Dragodan” në Prishtinë.

Dyshohet se kanë mbetur të plagosur dy persona.

Të shtënat janë dëgjuar në këto orë të vona.

Ndërsa ende nuk është konfirmuar asgjë nga Policia e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat