Gjilan, gjendet i vdekur një person

Kronikë e zezë

Gjilan, gjendet i vdekur një person

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Gjendet i vdekur një person në Gjilan

Një person është gjetur pa shenja jete në Gjilan, mbrëmjen e së mërkurës.

Rasti ka ndodhur në fshatin Pidiq të Gjilanit, ku viktima është gjetur i shtrirë në një fushë të hapur.

Në vendngjarje kanë dalë policia dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

“Fsh. Pidiq, Gjilan 06.10.2021 – 18:35. Është raportuar se viktima mashkull  kosovar ishte vërejte i shtrirë në fushë të hapur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat