Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshimtë për “Mundësim apo detyrim në prostitucion & ofrim i lokaleve për prostitucion dhe bashkëkryerje”.
Është raportuar se gjatë hetimit njësiti policor nga Drejtoria për Hetim të Trafikut të Qenieve Njerëzore ka arrestuar një mashkull dhe dy femra.
Nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat e lartcekura.
Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar të procedurë të rregullt.