Makina del nga rruga, dy të lënduar në Belsh, njëri në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Makina del nga rruga, dy të lënduar në Belsh, njëri në gjendje të rëndë

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 07:34
Ilustrim

Dy persona janë lënduar në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Belsh.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin Belsh-Kajan, ku një makinë ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë lënduar dy persona, mes të cilëve njëri ndodhet në gjendje të rënë dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Të dhënat paraprake bëjnë me dije se shkak për këtë aksident është bërë lagështia në rrugë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat