Një burrë kapet duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur

Kronikë e zezë

Një burrë kapet duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se një burrë nga Fushë-Kosova është kapur duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur nën moshën 16 vjeçare.

I dyshuar me vendim të prokurorit është liruar ndërkaq viktima është dërguar në strehimore.

“Lagjja 28, Fushë Kosovë 08.10.2021 – 22:05. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka bashkëjetuar me viktimën femër kosovare.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar në strehimore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat