Të premten një grua nga Lipjani ka raportuar në Polici se pas një mosmarrëveshje është kanosur verbalisht me vdekje nga bashkëshorti i saj.
Policia ka njoftuar se pas intervistimit, me vendim të prokurorit viktima me dy fëmijët është dërguar në strehimore.
Ndërsa sipas Policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi:
Prishtinë 08.10.2021 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.