Një person është arretuar të premten në Gjakovë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, sa ishte duke lëvizur me veturën e tij e ka goditur veturën e viktimës, ku dyshohet se dy herë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
Sipas Policisë, viktima nuk është qëlluar por i njëjti ka pranuar trajtim mjekësor.
Nga PK-ja kanë bërë të ditur se në vend të ngjarjes është konfiskuar një pistoletë dhe dy gëzhoja.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.