Ditëve të fundit pati raportime të shumta të grabitjeve qe ndodhin në lokale të ndryshme në kryeqytet.
Një rast i tillë është raportuar edhe mbrëmë në rrugën ‘Fahri Fazliu’.
Ankuesja femër ka raportuar se derisa kishte qenë duke punuar nga një i dyshuar mashkull nën kërcënim të armës i janë grabitur 250-300 euro.
Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.
Rasti vazhdon të hetohet.