Një nënë nga Gjilani ka raportuar në polici se vajza e saj e mitur dyshohet se është dhunuar nga një mashkull kosovar.
I dyshuari është arrestuar.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërsa viktima do të dërgohet për ekzaminim mjekësor.