Brenda 24 orëve të fundit janë raportuar 3 raste të dhunës në familje në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Rastet kanë ndodhur në Prizren dhe Gllogoc, ndërkohë jaë arrestuar dy persona.
Raporti i detajuar:
Gllogoc 11.10.2021 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prizren (NN) 10.10.2021 – 18:00. Viktima femër kosovare ka informuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar rasti shkon në procedurë të rregullt.
Prizren 11.10.2021 – 13:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij. Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.