Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ në Prishtinë.
Në aksident të përfshira ishin një veturë dhe një biçikletë.
Lëndime trupore si pasojë e këtij aksidenti ka pësuar drejtuesi i biçikletës.
Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur ekipet emergjente.