Dje në Prishtinë është raportuar për një aksident trafiku në mes një biçiklisti dhe një veture.
Policia bën të ditur se lëndime trupore ka pësuar ngasësi i biçikletës, i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.