Një burrë në Gjakovë ka raportuar sot në Polici se dikush ia ka grabitur bashkëshorten e tij.
Dyshohet se ka ndodhur rreth orës 15:00.
Burri që e denoncoi rastin në stacionin policor në Gjakovë, ka deklaruar se disa persona të panjohur ia kanë grabitur gruan e tij, e cila në atë kohë ishte në një lokal (shisha-bar).
Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës dhe kanë njoftuar se janë ndërmarrë të gjitha masat në identifikimin e të dyshuarve.