Arrestohet një shtetasi i Shqipërisë, tentoi të udhëtonte me dokumente të falsifikuara

Kronikë e zezë

Arrestohet një shtetasi i Shqipërisë, tentoi të udhëtonte me dokumente të falsifikuara

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 10:52
Foto Ilustrim

Është arrestuar një shtetas i Shqipërisë në Aeroportin e Prishtinës, pasi është kapur me dokumente të falsifikuara.

Sipas raportit të policisë, i arrestuari me dokument të falsifikuar, apo vizë të një shteti perëndimor, e kishte vendosur brenda pasaportës së tij derisa tentonte të udhëtonte.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Aeroporti i Prishtinës Adem Jashari, 13.10.2021 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti  me dokument të falsifikuar – vizë të një shteti perëndimor, të cilën e kishte pas të vendosur në pasaportën e tij  kishte tentuar të udhëtoj. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat