Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në aksin rrugor, Malishevë – Rahovec.
Si pasoj e këtij aksidenti janë lënduar tre persona, ku dy prej tyre po marrin trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa njëri nga ta është hospitalizuar në Spitalin e Gjakovës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
“Sot rreth orës 14:00 ne aksin rrugor Malishevë – Rahovec ne vendin e quajtur “Rrasat e Rahovecit” deri sa vozitësi tani i dyshuari kishte qene duke e drejtuar automjetin dhe duke mos pasur kujdes te shtuar gjate vozitjes befas e kishte ndërruar shiritin qarkullues duke kaluar ne shiritin e kundërt qarkullues, dhe ne atë moment kishte qene duke qarkulluar ne drejtim te Malishevës automjeti tjetër te cilën e godet direkt ne pjesën ballore. Si pasoje e këtij aksidenti te ndodhur përpos dëmeve te konsiderueshme materiale ne dy automjetet, po ashtu kane pësuar lëndime trupore dy vozitësit dhe një bashkudhëtar. Dy persona të lënduar janë dërguar me auto ambulant ne QKUK ne Prishtinë, kurse personi i tretë është spitalizuar ne Gjakovë, mirëpo është jashtë rrezikut për jete. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar”, tha Gjurkaj.