Sonte, rreth orës 20:30 në fshatin Vitomiricë të Pejës ka ndodhur një grabitje.
Rastin e konfirmoi zëdhënësi i forcave rendit për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij, burrë e grua u kërcënuan me armë.
“Rreth orës 20:30 Policia është njoftuar për një rast të grabitjes në fshatin Vitomiricë të Pejës në ç’rast viktima pronar i shtëpisë me t’u kthyer në shtëpi, nën kërcënimin e armës, rreth katër persona, e kanë kërcënuar dhe e kanë lidhur së bashku me bashkëshorten e tij”, deklaroi ai.
“Sipas viktimave, ata kanë vjedhur një sasi të hollave dhe ari. Të njëjtit, kanë ikur nga vendi i ngjarjes ndërsa të gjitha njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin. Dy viktimat kanë pranuar ndihmën e parë”, tha ai.