(E plotësuar) - Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në Fushë Krujë.
Një automjet ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi E.C 43 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 15.10.2021, rreth orës 05:17, në aksin rrugor Ura e Tapizës-Fushë Krujë, një mjet me drejtues shtetasin E. C., 43 vjeç, banues në Kamëz, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Aksident me vdekje te “Ura e Tapizës”
Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek “Ura e Tapizës”.
Burime bëjnë me dije për ABC se një automjet është përplasur me një barrierë në anë të rrugës.
Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i saj.
Vijon….