Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në një lokal në Ferizaj kishte qenë duke mbajtur armë në bel dhe se është arrestuar nga organet e rendit, pasi dikush e kishte lajmëruar policinë për personin në fjalë.
Personi i dyshuar me inicale T.E. ishte i moshës 19 vjecare.
Tutje një njoftim thuhet:
“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje rreth orës 11:00 ka pranuar një informacion inteligjent se në një kafeteri në një rrugë të qytetit të Ferizajt , një person mban një armë në brez. Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes për të zhvilluar hetimet, ndërsa sot ka arritur të identifikojnë personin dhe vendodhjen e tij.
Policia, ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj personin e dyshuar me inicialet T.E (M/K) i moshës 19 vjeçar, ku dhe i kanë konfiskuar edhe armën. I dyshuari , pasi është intervistuar nga policia me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, rasti mbetet për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore.”