Një përleshje fizike ka ndodhur para pak çasteve në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.
Nga pamjet e siguruara nga media duket se dy vetura janë aksidentuar dhe pastaj rasti ka kaluar në konflikt verbal.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Policisë së Kosovës.
Të njëjtit janë parë duke i kontrolluar personat që janë përleshur dhe veturat e tyre.