Një person është arrestuar në Podujevë, pasi i njëjti në bodrumin e shtëpisë së tij ka organizuar lojëra të fatit.
Sipas Policisë së Kosovës, një vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa tiketa të lojërave.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në mënyrë të paligjshme në bodrumin e shtëpisë është hasur me disa persona duke luajtur (bastore) lojëra fati. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar tiketa te lojërave, para te gatshme, një shtëpizë HP dhe një printer për tiketa”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.