(E plotesuar 19:06) - Në media u raportua pë një sulm në Jarinje
Ragip Bunjaku, Ushtrues detyre i drejtor i Departamentit për Kufi, ka dhënë detaje lidhur me rastin në veri.
Në një përgjigje, tha se nuk bëhet fjalë për sulm.
Sipas tij, është fjala për një plumb qorr që ka rënë, të cilin janë duke e verifikuar.
“Nuk ka pasur sulm, ka rënë një plumb qorr. Jeni duke verifikuar atë”, tha Bunjaku.
***
Para pak minutash është sulmuar me granatë pikë-qëndrimi i zyrtarëve policorë dhe doganierëve në kufirin e Jarinjes.
Kështu bëjnë të ditur burime të mediave.
Sipas këtyre burimeve, granata është hedhur nga ana e Serbisë.
Përveç dëmtimit të objektit, nuk dihet nëse ka të lënduar.