Një grua ka raportuar dy djemtë e saj në Polici pasi të njëjtit kanë ushtruar dhunë në vazhdimësi.
Rasti ka ndodhur në Obiliq, ku me vendim të prokurorit rasti po hetohet në procedurë të rregulltë.
Njoftimi i Policisë:
Obiliq, 17.10.2021-15:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se , djemtë saj, dy të dyshuarit meshkuj kosovarë në vazhdimësi shkaktojnë dhunë fizike dhe psikike në familje. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.