Një veture është djegur sonte në magjistralen Prishtinë-Pejë, në Sllatinë të Fushë Kosovës.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 21:00 dhe se nuk ka të lënduar dhe as viktima në njerëz.
“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën e Prishtinë-Pejë, ku është djegur një veturë, e cila ishte në lëvizje.
Zjarri është lokalizuar. Nuk ka të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha Ahmeti.