Një person ka njoftuar policinë se derisa ka qenë në vendin e punës në një pikë të karburanteve në Pejë, një i panjohur nën kërcënimin e armës ia kishte grabitur viktimës paratë që ka pasur në kuletë.
I dyshuari më pas ishte larguar.
Nuk raportohet për të lënduar.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.