Një person është gjetur pa shenja jete në komunën e Drenasit, gjatë ditës së djeshme.
Vdekjen e tij e kishte konstatur mjeku, ndërsa me urdhër prokurori trupi i tij është dërguar për obduksion.
Raporti i policisë:
HETIM I VDEKJES
Gllogoc, 19.10.2021 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion./Bota sot