Është arrestuar një person i dyshuar për dhunim në Kamenicë.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, thuhet se personi i arrestuar si i dyshuar për dhunim, kryerjen e veprës e ka bërë ndaj një femër të mitur.
Pas urdhërit të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Kamenicë, 19.10.2021 – 16:10. Është arrestuar një i dyshuar mashkull nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër e mitur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.