Një rast i dhunës familjare ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë. Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se një person ka kanosur babain e tij, ndërsa ka sulmuar axhën e tij.
Atij i ka shkaktuar lëndime në kokë.
Raporti i policisë:
DHUNË FAMILJARE
Prishtinë, 19.10.2021 – 19:26. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka kanosur babain e tij, po ashtu ka sulmuar edhe axhën e tij mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime në kokë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Bota sot