Një person është gjetur i vdekur gjatë ditës së djeshme në Drenas.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima e gjetur është i gjinisë mashkullore, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku”, thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.