Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një mashkull në Rahovec gjatë ditës së djeshme, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj femre me të cilën ka bashkëjetuar për 20 vite.
Viktima me vajzën e saj 12 vjeҫare është dërguar në strehimore.
Dhunuesi është dërguar në mbajtje.
Raporti i policisë:
DHUNË NË FAMILJE
Rahovec, 19.10.2021-08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare, me të cilën bashkëjeton qe 20 vite. Viktima së bashku me vajzën e saj 12 vjeçe është dërguar në strehimore. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Bota sot