Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në Mitrovicë, i cili ishte prezantuar si person zyrtar por më pas ka ngacmuar seksualisht një femër.
“Me vendim të prokurorit rasti cilësohet si më lartë dhe i dyshuari mbetet në ndalim për gjashtë orë deri në këndellje pasi që i njëjti ishte nën ndikim të alkoolit”.
Raporti i policisë:
NGACMIM SEKSUAL /PREZENTIM I RREM
Mitrovicë, 19.10.2021-01:03 . Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti, duke ju prezantuar si ,, person zyrtar ‘’, ka ndaluar një automjet në të cilin ishin dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovarë, këtë të fundit dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht. Me vendim të prokurorit rasti cilësohet si më lartë dhe i dyshuari mbetet në ndalim për gjashtë orë deri në këndellje pasi që i njëjti ishte nën ndikim të alkoolit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Bota sot