Një e mitur është dhunuar në Kamenicë ditën e së martës. Lidhur me dhunimin e të miturës policia ka arrestuar një të dyshuar.
Policia e Kosovës ka njoftuar se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër e mitur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari
është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.