Prezantoi testin për Covid të një personi tjetër, arrestohet serbi

Kronikë e zezë

Prezantoi testin për Covid të një personi tjetër, arrestohet serbi

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Një shtetas serb është arrestuar në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të dokumentacionit, i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë në telefonin e tij ka prezantuar testin Covid, me të dhënat personale të njëjta me dokumentet personale të tij.

Por pas skanimit të QR kodit ka rezultuar se ai dokument i përket një personi tjetër.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat