Policia në Gjakovë ka arrestuar një 30-vjeçar të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar në shtëpi zollë, gulinov dhe një pistoletë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një zollë, një gulinov, dhe një pistoletë e kalibrit 7.65 mm”m thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.