Një grabitje nën kërcënimin e armës ka ndodhur sonte në mesnatë në një pikë të derivateve të naftës në Prishtinë.
Grabitja ka ndodhur në pikën e derivateve të naftës në Ulpianë, sonte rreth orës 24:00.
Mësohet se cak i grabitjes ka qenë pompa e naftës “Exfis”.
Policia e Kosovës ka dal në vendin e ngjarjes, ndërkohë ende nuk dihet nëse ka të arrestuar, apo se cila është shuma e parave të vjedhura. Por, mësohet se grabitja është bërë nën kërcënimin e armëve të zjarrit.