Policia e Kosovës raporton se është gjetur një person i vdekur në Prishtinë.
Ai është gjetur nga familjarët e tij pa shenja jete.
Ekipi mjekësor dhe njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar vdekjen e tij, ndërsa trupi i viktimës është dorëzuar për obduksion.
Raporti i plotë:
HETIM I VDEKJES
Prishtinë, 21.10.2021 - 09:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar nga familjarët ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.