U raportua mbrëmë ekskluzivisht për një grabitje me armë që ndodhi në një pompë në lagjën Ulpiana në Prishtinë.
Siç merret vesh nga disa burime të mirëinformuara, punëtori i pompës nën kërcënimin e armës ishte detyruar t’u japë dy të dyshuarve rreth 500 euro – para këto të fituara nga pazari i shitjes së derivateve.
Dy të dyshuarit janë akoma në arrati, pavarësisht angazhimit të Policisë për kapjen e tyre.
Grabitja ndodhi në pikën e kompanisë “Exfis”.