Para dy ditësh, një grua me pesë fëmijët e saj në fshatin Pjetërshan të Gjakovës është raportuar e zhdukur.
Policia njofton në raport se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se që nga e mërkura në orën 23:00 kur ishte kthyer në shtëpi nuk i kishte gjetur në shtëpi bashkëshorten dhe pesë (5) fëmijët e tij.
Ai gjithashtu ka deklaruar në polici se nga ajo kohë nuk ka pasur kontakt me ta dhe nuk din për vend-ndodhjen e tyre.
Detaje të tjera rreth rastit nuk janë dhënë.