Policia ka arrestuar një person në fshatin Studenicë të Istogut.
Kjo pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi, të cilin nuk e ka qëlluar.
Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe ka konfiskuar armën AK-47me pesëmbëdhjetë (15) fishekë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.