Një fëmijë është goditur nga një veturë në Vushtrri, mesditën e së premtes, përderisa ishte duke kaluar rrugën.
Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK.
Njoftimi:
Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar (fëmijë) këmbësor, pasi i njëjti gjersa ishte duke kaluar rrugën është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte një mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK.