Një rast i veprës penale “vetëgjyqësi” është raportuar të ketë ndodhur dje në Bardhosh të Prishtinës.
Policia bën të ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ankueses femër kosovare ia ka marrë veturën.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Detaje në lidhje me arsyen e një veprimi të tillë nga i dyshuari nuk janë dhënë.